Arbëri

FSP-PTK: Marrëveshje e qartë midis PTK-së e Z Mobile

Foto: Koha

Sindikata e PTK-së përmes një kumtese ka reaguar ndaj marrëveshjes, sipas saj, të paqartë midis PTK-së dhe Z Mobile, transmeton Koha.net.

Komunikata thotë:

Siç jeni te informuar rreth arritjes se një marrëveshje ndërmjet PTK,se dhe kompanisë virtuale Z Mobile për heqje dorë nga 32 milion euro te vendosura nga gjykata e arbitrazhit, qëndrimi i FSP-PTK, se është i ditur prej momentit kur ka filluar ky proces. Ne kemi qenë vazhdimisht kundër pagesës se një shume të tillë për kompaninë virtuale.

FSP-PTK dhe as kryetari i saj, Lamih Balaj nuk kanë dhënë deklaratë të mëhershme rreth kësaj marrëveshje dhe njëherësh nuk ka qenë dhe ende nuk është e njoftuar për detajet e kësaj marrëveshje të arritur sot.

Ne do ta përcjellim çdo veprim i cili del nga kjo marrëveshje dhe do të jemi, ashtu siç kemi qenë, se organet e pavarura të shtetit duhet ta japin fjalën e tyre përfundimtare.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të kompanisë dhe interesit të punëtorëve, thuhet në fund të komunikatës së kësaj sindikate.