Arbëri

PDK-ja ia kujton Kurtit deklaratat ndaj Mustafës

Disa të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës duke ia kujtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaratat e shkuara ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën parti arriti marrëveshje për bashkëqeverisje.

Përmes pankartave dhe audiove këta protestues ia kanë kujtuar Kurtit deklaratat ndaj LDK-së, në ditën kur ai pritet të bëhet kryeministër i ri i Kosovës, në bashkëqeverisje me LDK-në.

“Isë, Isë – Argat i Serbisë”, ishte një nga thirrjet që u dëgjuan gjatë kësaj proteste nga ky grup i të rinjve të PDK-së.

“Jemi këtu me aksion spontan simbolik të së vërtetës sepse këto deklarata që i dëgjuat s’ishin të montuara, por të thëna nga eksponentët e dy partive që të gjitha parimet i shkelën për të bërë koalicion të zorit. Është parë kjo punë. Në këtë aksion simbolik jemi vetëm për të thënë të vërtetën”, ka thënë Donjet Bislimi nga PDK-ja.