Arbëri

Lekaj: Do të jemi monitorues të secilës punë të qeverisë së re

Monitorim të secilës lëvizje të qeverisë së re ka premtuar Pal Lekaj, deputet i AAK-së.

Ai ka thënë se si opozitë do të jenë të vëmendshëm për të parë nëse Qeveria Kurti do të jetë në nivel të detyrës.

“Sa i përket votimit të qeverisë, pas 120 ditësh më në fund deshi Zoti të kemi qeveri. I dëshirojmë sukses kushdo që merr përgjegjësinë, por si opozitarë do të jemi të vëmendshëm e monitorues të secilës punë e të premtimeve që i kanë dhënë. Shpresojmë të jenë në nivel për forcimin e shtetit”, ka thënë ai para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, Lekaj ka thënë se “nëse merren vendime të ngutshme për heqjen e saj, do të bëjnë mirë për Serbinë”.