Arbëri

Haziri: Emri i kryeministrit kaloi nëpër zyrat e LDK-së, na presin punë të mëdha

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është shumë e rëndësishme që LDK-ja i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime gjatë bisedimeve për arritjen e marrëveshjes bashkqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka ripërsëritur se emri i kryeministrit kaloi nëpër zyrat e LDK-së, siç thotë ai, ashtu siç iu kishin premtuar popullit.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj”, ka shkruar ai.