Arbëri

Vjen reagimi i Veliut pas marrëveshjes për bashkë-qeverisje mes VV-LDK

Pas marrëveshjes për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, ka reaguar nënkryetari i kësaj të fundit, Agim Veliu.

Shkurt, në një postim në facebook, Veliu ka shkruar “Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”.

Kujtojmë se sot Grupi Koha ka raportuar se nesër nënshkruhet marrëveshja për bashkë-qeverisje mes VV-së e LDK-së, derisa ajo u arrit sonte.

Sipas burimeve, Glauk Konjfuca do të tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit e me shumë gjasë atë do ta zë Vjosa Osmani e LDK-së.