Arbëri

Bajqinovci: VV e LDK do ta sjellin qeverinë e ndryshimit

Foto: Mefail Bajqinovci / FB

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të ndodhë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit.

Sipas tij, garancë e këtij ndryshimi do të jenë VV dhe LDK.

“Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t'i zbatojmë e do t'i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”, ka shkruar ai.