Arbëri

Ambasada suedeze në Prishtinë me poster alarmon për kujdes ndaj fëmijëve nga ajri i ndotur

Descriptive Text

Ambasada suedeze në Prishtinë, në profilin e saj në “Facebook”, ka publikuar një poster, me mesazhin për kujdes ndaj nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Ndotja e ajrit të fëmijët manifestohet me sëmundje kronike afatgjate, siç janë astma dhe pneumonia”, shkruan në të.

Dy ditë më parë, kjo Ambasadë ka publikuar edhe një infografikë me nivelin e ndotjes në kryeqytet nga data 20 deri më 26 janar. Në të shihet se prezenca e grimcave në ajër (PM), ka lëvizur në kufirin kritik, duke e kategorizuar ajrin kryesisht në të pashëndetshëm.