Arbëri

Minxhozi viziton QKUK-në, i falënderon për ndihmën e ofruar gjatë tërmetit

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ka takuar drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e ofruar shtetasve shqiptarë në QKUK, të lënduar si pasojë e tërmetit që ndodhi vitin e kaluar.

Sipas një njoftimi pë media, Minxhozi është shprehur mirënjohës për ndihmën që i është ofruar të lënduarve dhe në veçanti ka falënderuar stafin mjekësor të Klinikës së Oftalmologjisë, Klinikës së Mjekimit Intenziv Qendror si dhe Klinikën e Kirurgjisë Maksilofciale, në të cilat janë trajtuar pacientët.

Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se shteti i Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme dhe gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë kurdo që ka nevojë Shqipëria.

Sejdiu dhe Minoxhozi, gjithashtu, kanë biseduar për mundësinë e fillimit të bashkëpunimit mes Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Spitalit të Kukësit.