Arbëri

Shtetet e Quintit mohojnë ndërmjetësimin dhe mbështetjen për ndonjë parti apo kandidat

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Shtetet e Quintit, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë të ditur se nuk mbështesin asnjë subjekt apo kandidat të veçantë në negociatat politike që po zhvillohen ndërmjet VV e LDK-së dhe se nuk janë duke ndërmjetësuar në këtë çështje.

“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë... përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës së ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.