Arbëri

Vranësira dhe shi sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.