Arbëri

Haradinaj: Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë edhe me njësitet operacionale të FSK-së

Foto: Koha

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Turqisë me ndihma humanitare përfshirë edhe njësitet nga FSK-ja.

Përmes një statusi në Facebook nga ku ka shprehur ngushëllime për njerëzit e humbur nga tërmeti, ai thënë se në këtë tragjedi, Kosova i qëndron pranë Turqisë.

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka thënë ai.