Arbëri

“Zona industriale në Suharekë po merr kahen e duhur”

Ka nisur punën fabrika për prodhimin e mobilieve në qendrën e bizneseve në Suharekë, raporton KTV.

Ky biznes familjarë me ndihmën e USAID-it dhe disa institucioneve të tjera është zgjeruar për të nisur prodhimin e mobilieve të ndryshme.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka thënë se vetëm si vend i zhvilluar ekonomikisht e kanë më të afërt hyrjen në familjen evropiane.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, ka bërë të ditur se pas 10 vitesh përpjekje po merr kahen e duhur kjo zonë industriale.

Drejtori i fabrikës ka thënë se synon të krijojë mobile kualitative që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe humanistja e njohur austriake, Motra Johana Schwab, e cila u ka bërë thirrje të rinjve që të mos lakmojnë vendet e huaja, por të punojnë për të ardhmen e tyre në vendin e tyre.