Arbëri

Mustafa nesër takim me Grenellin

Foto: Alban Bujari / KD

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nesër do të takohet me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Takimi pritet të mbahet në ora 11:30.

Kujtojmë se Grenelli sonte do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi.

"Nesër (e enjte), më datë 23 janar 2020, në orën 11:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në komunikatë.