Arbëri

Lekaj: Linja Prishtinë-Beograd, hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore

Foto: Koha

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, e ka mirëpritur lajmin për linjën e re Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas nga kompania gjermane e fluturimeve Lufthansa.

Ai këtë e ka quajtur hap të rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore, kurorëzim i angazhimit maksimal të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit e Autoritetit të Aviacionit Civil, me mbështetje të madhe të Kryeministrit Ramush Haradinaj e Presidentit Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas tij, vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah Kosovës edhe në sferën e aviacionit civil.

“Mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah vendit tonë edhe në sferën e aviacionit civil, posaçërisht ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, njëherit i dërguar special për Kosovë e Serbi, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump”, ka thënë ai.