Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Moti në vendin tonë nga sot do të jetë më ftohtë dhe më me vranësira. Ndërsa, javën e ardhshme me kthjellime dhe temperaturat në rritje.

Kështu thuhet në njoftimin e Prishtina Weather, ku theksohet se nga sot, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu.

Javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Evropën qendrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizojë mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, pritet një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare.

19.01 - Vranësira dhe intervale me diell.

20.01 - Më ftohtë. Paradite me vranësira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.

21.01-22.01 - Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -1C, ndërsa maksimalet nga 1C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale.