Arbëri

QKUK thotë se është siguruar materiali për intervenime në sy

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit.

“Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve”, thotë ai.

Sipas njoftimit, tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.

“Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë”, thuhet tutje në njoftim.