Arbëri

Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve civilë për kontrollimin e projekteve milionëshe

Foto: Koha

Si asnjë kabinet tjetër, këshilltarët e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj, prej se kanë ardhur në Qeveri kanë pasur kompetenca ekzekutive.

Një gjë të tillë Lekaj e ka “legjitimuar” përmes një rregulloreje të cilën e ka hartuar Ministria e Infrastrukturës menjëherë pasi ministër është bërë ai. Në bazë të saj, këshilltarët e ministrit Pal Lekaj kanë të drejtë të marrin pjesë në rolin e mbikëqyrës në secilin projekt infrastrukturor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo rregullore është nxjerrë rreth dy muaj pasi Lekaj ka ardhur në detyrë. Ajo mban datën 20 nëntor 2017 dhe ka nënshkrimin e Lekajt.

Burime të “Kohës Ditore” në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se me këtë rregullore ministri ka marrë nën kontroll krejt projektet infrastrukturore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)