Arbëri

Egzon Bilalli nga Reçaku çdo vit ngjyros me të kuqe vendin e masakrës

Egzon Bilalli, banor i fshatit Reçak, për çdo vit ngjyros me të kuqe vendin ku janë torturuar dhjetëra banorë të këtij fshati.

Këtë traditë e vazhdon që nga paslufta. Egzoni thotë që pak vizitorë të Reçakut e dinë se ku është ky vend, raporton KTV.

Egzon Bilallit forcat serbe mëngjesin e 15 janarit ia kishin masakruar edhe xhaxhain.

Traumat që u ka lënë kjo ngjarje, ata janë munduar t’i tejkalojnë duke gjetur ngushëllim te njëri-tjetri.

Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që Egzoni ka zgjedhur që të studiojë psikologjinë.

Masakra e Reçakut cilësohet si pikë kthese për historinë e Kosovës, pasi që pamjet nga atje, zgjuan ndërgjegjen ndërkombëtare për krimet që po ndodhnin në Kosovë.