Arbëri

Ahmeti: Pas vendimit të MMPH-së, herën e tretë lëshuam kushtet e ndërtimit të lagjes në Badoc

Dy herë, Komuna e Prishtinës ka refuzuar t’u lëshojë kushtet e ndërtimit kompanive “Kawa Group” dhe “4M Group”, të cilat po planifikojnë ndërtimin e një lagjeje afër Liqenit të Badocit.

Kryetari Shpend Ahmeti, ka thënë se pas refuzimeve, pala është ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe, sipas tij, Komuna nga kjo e fundit është obliguar të marrë vendim për lëshim të kushteve, raporton KTV.