Arbëri

Osmani: Sot kujtuam karakterin e Malokut që kurrë s’u dorëzua para padrejtësive

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, duke publikuar fotografi gjatë përkujtimit te varri i Enver Malokut, tha se ndër tjera është kujtuar edhe karakteri i tij prej një jokonformisti, që kurrë nuk është dorëzuar para padrejtësive.

“Enver Maloku - Zëdhënësi i pavarësisë, siç e quante Presidenti Rugova, u vra 21 vjet më parë, në sy të familjes. Sot, bashkë me familjen e tij, e kujtuam jo vetëm veprën e tij prej gazetari, politikani e atdhetari, por edhe karakterin e tij prej një jokonformisti - që kurrë nuk u dorëzua para padrejtësive”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sot gjatë ditës, edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, në përvjetorin e 21 të vrasjes së Enver Malokut, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të punohet për t’u zbardhur vrasja e tij.