Arbëri

Rakiqi fton për vizitë në Kosovë Dodikun dhe Cvijanoviqin

Descriptive Text

Një delegacion i Listës Serbe në krye me Goran Rakiqin ka marrë pjesë në pritjen për Kërshëndellat ortodokse, të organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Nga ky subjekt politik kanë bërë të ditur se kanë ftuar për vizitë të serbëve në Kosovë, Dodikun dhe kryetarin e Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq.

Sipas komunikatës, Dodik ka thënë se “është e papranueshme qasja e bashkësisë ndërkombëtare, e cila po i toleron autoritetet e Prishtinës në moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave serbe si dhe vendosjes së taksës anticivilizuese me të cilën cenohen interesat vitale të kombit serb”. /kosovo-online.com/