Arbëri

Sonte në RUBIKON sqarohet gjithçka, i ftuar Lutfi Haziri

Sonte në Rubikon të KTV-së, i ftuar është LUTFI HAZIRI, nënkryetar i LDK-së dhe protagonisti më i përfolur i muajve të fundit, për herë të parë tregon:

- A ka vdekur përfundimisht marrëveshja LVV-LDK pas takimeve maratonike të tri ditëve të fundit, apo ka gjasa që ajo të arrihet?

- Çka konkretisht kërkon LDK-ja nga Kurti, pasi që Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit?

- A duhet që Kurti ta kërkojë mandatimin zyrtar nga Presidenti Thaçi? - Cilët mund të jenë skenarët për zhbllokimin e marrëveshjes?

- A është unike LDK-ja në qëndrimet e saj?

- A jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja?

- Në rast të zgjedhjeve të reja, a do të ketë bashkëpunim LDK-LVV?

Për këto dhe shumë hollësi të tjera, sonte mos e ndërroni kanalin. (KTV 20:00, ARTA 21:00)