Arbëri

Misioni i parë i FMN-së në ATK për vitin 2020

Misioni aktual, i cili po qëndron në ATK nga sot deri me 21 Janar 2020, ka në fokus vlerësimin e zbatimit të Planit Afatmesëm të Reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon ta ketë përkrahjen nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës, përkrahje kjo që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Përgjatë kësaj periudhe misioni në fjalë do të mbajë takime specifike dhe punëtori me qëllim të diskutimit të aktiviteteve të mundshme të cilat do të ngrisin efikasitetin e administratës tatimore. Gjithashtu do të diskutohet edhe për fushat konkrete për të cilat ATK do të pranojë përkrahje në zhvillimin e kapaciteteve.