Arbëri

KQZ nesër certifikon partitë dhe listat e kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje për t’i certifikuar listat e partive me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kjo pasi sonte në orën 24:00, përfundon afati për korrigjimin e listave me kandidatë nga partitë politike.

Po ashtu, më 27 maj është paraparë edhe hedhja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotime.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nesër do të jetë mbledhja e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve. Ndërsa shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është paraparë për datën 27 maj”, tha Elezi.

Afati i fundit i partive për dorëzimin e listave me kandidatë ka qenë të premten më 19 maj.