Arbëri

Zvogëlohen pritjet në Merdare, gjysmë ore për të dalë nga Kosova

Foto: Koha

Pritjet e këtyre ditëve të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare me Serbinë që ishin deri në 10 orë, pasditen e së martës janë zvogëluar në gjysmë ore.

Të dhënat e orës 14:00 të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku shkruhet për fluksin në pikat kufitare, shihet se në Merdare pritjet në dalje të Kosovës janë prej 20-30 minuta dhe kolona është e gjatë 100 metra. Ndërsa në hyrje 3-5 minuta. Kurse te Dheu i Bardhe pritjet në dalje të Kosovës janë 5-10 minuta dhe kolona është 30 metra.

Koha Ditore ka raportuar të hënën se mëngjesin e hershëm të 5 janarit mërgimtarët kanë pritur në temperatura të ftohta deri në dhjetë orë.

Lexo edhe: Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova prej Merdares

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) që kishte për qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka sjellë afekt. Në kuadër të asaj marrëveshje, ishte paraparë edhe ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njëra prej tyre ishte edhe ajo në Merdare, që ka kushtuar 4.5 milionë euro dhe është finacuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Objekti i ri synonte “punë nën një kulm” të policëve kosovare me ata serbë, por policët serbë janë duke kundërshtuar një gjë të tillë për më shumë se një vit. E puna aty vetëm nga policët kosovarë nuk po kryen punë.