Arbëri

​Kurti: LDK-ja e ka mundësinë unike që ta dëgjojë zërin e qytetarëve që votuan për ndryshim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe një herë LDK-së që ta dëgjojë zërin e qytetarëve, të cilët votuan për ndryshim.

“Sot unë propozova kabinetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i bëra thirrje LDK-së që të bëjë të njëjtën. Gjithashtu unë u takove me presidentin. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe LDK-ja ka mundësinë unike që ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të bëjë pjesën e saj. Së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për vendin tonë”, shkruan Kurti në Twitter.

Sot Kurti është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Paraprakisht Kurti kishte bërë të ditur emrat e ministrave të kabinetit të tij qeveritar, në rast se arritët marrëveshja qeverisëse me LDK-në.

LDK-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, e më pas përmes një komunikate për media ka treguar se lë të hapur mundësinë për bisedime me LVV-në.