Arbëri

Trumpi uron Thaçin për Vitin e Ri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar një letër urimi për Vitin e Ri 2020 nga homologu i tij amerikan Donald Trump.

Në këtë letër, presidenti Trump uron presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për festat e fundvitit.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Trump për urimin, duke ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

Në ditët e kaluara, presidenti Thaçi ka pranuar shumë urime edhe nga liderë të ndryshëm botërorë.

Image