Arbëri

435 të burgosur kishin bërë kërkesë për falje nga presidenti, u falën vetëm tre

Nga 435 të burgosur sa kishin bërë kërkesë për falje në Zyrën e Presidentit, vetëm tre janë falur këtë fundvit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një dekreti, ka falur 1 vit nga dënimi i Granit Paçarizit.

Ai ishte përfshirë në një përleshje masive në vitin 2013, ku kishte edhe persona të plagosur me armë dhe ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor, raporton KTV.

Nazmi Mujotës i ka falur dy vjet nga dënimi i tij prej gjithsej 18 vjetësh, sa ishte dënuar për vrasje të rëndë, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje më 2015-n.

Derisa Arlind Latifit, i cili po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, i janë falur gjashtë muaj dhe akuzohej për rrezikim të trafikut publik, i cili kishte shkaktuar aksident me fatalitet.

Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se vendimet për falje nga presidenti duhet të jenë më transparente.

Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut thonë se vendimi për faljen e vetëm tre personave, është dekurajim për të dënuarit.

Gjithashtu sipas KMDLNJ- së, për vite me radhë, nga falja e presidenti janë diskriminuar gratë.

Sipas Shalës, nga viti 2009, deri tash janë liruar 5 gra.

Që nga viti 2009 kur ligji për faljen ka hyrë në fuqi, janë liruar 292 persona të dënuar me vepra të ndryshme penale.