Arbëri

Zjarrfikësit kujdestarë për Vitin e Ri kërkojnë zgjidhje për problemet e sektorit të tyre

Me shumë mungesa po hyjnë në vitin 2020, zjarrfikësit e Prishtinës.

Numri i vogël i stafit, statusi i pazgjidhur e sigurimet shëndetësore, janë preokupimet kryesore të tyre.

Në natën e ndërrimit të moteve, Lulzim Çollaku thotë se për 15 vjet sa është pjesë e kësaj brigade, asgjë nuk ka ndryshuar.

Çollaku thotë se edhe në terren ballafaqohen me shumë sfida.

Përderisa shefi i ndërrimit, Bajram Rexhepi, thotë se i kanë pasur disa intervenime në natën e ndërrimit të moteve.

103 zjarrfikës, sa ka gjithsej kjo brigadë, operojnë në kryeqytet, por edhe në Komunën e Fushë Kosovës, atë të Obiliqit dhe të Graçanicës.