Arbëri

Ferdonije Qerkezi e vetme për festa, uron që këtë vit të gjenden trupat e familjarëve të saj

Në shtëpinë-muze, Ferdonije Qerkezi, ndërrimin e moteve e pret e vetme tash e sa kohë.

Në këtë dhomë të errët, nëna Ferdonije ka shumë kujtime nga festa e fundit që e priti me gjithë familjen, raporton KTV.

Për nënën që humbi të katër djemtë dhe bashkëshortin në luftën e fundit, Viti i Ri nuk nënkupton asgjë.

Kështu, ajo zgjedh të rrijë mes kujtimeve që ka nga më të dashurit e saj.

Tash e njëzet vjet, Ferdonije Qerkezi jeton me mungesë të familjarëve të saj.

E gjithë çka pret ajo nga viti i ardhshëm, është t’i kthehen eshtrat e tre familjarëve të zhdukur.

E në gjithë mërzinë, Ferdonije Qerkezi, edhe për këtë Vit të Ri rri mes gjërave që i kanë mbetur nga burri e katër djemtë.

Ajo humbi gjithë familjen e saj më 27 mars, kur forcat serbe u futën në shtëpinë e saj në Gjakovë dhe ia morën me dhunë burrin Hilmiun, djemtë Artanin, Armendin, Adnanin dhe Edmondin 14-vjeçar.