Arbëri

Kauboji i Vitit – Endrit Shala

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që prej tij e teposhtë ka pasur një sërë ministrash që kanë prodhuar skandale. I riu i Nismës, Endrit Shala, qysh në fillim u përfshi në skandalin e gjuajtjes me armë në odën e Limajt, për të cilën u dënua vetëm me gjobë.

Në mesin e skandaleve të shumta të punësimit, Kohavisioni raportoi këtë vit që dy kunatat e ministrit Shala ishin punësuar në Ministrinë e Punës, që udhëhiqej nga Skënder Reçica i Nismës.

Kur KTV-ja e pyeti Shalën për ndikimin që mund të ketë pasur në punësimin e tyre, përgjigja e ministrit ishte me ton tallës.

Punësime partiake pati shumë edhe në ministrinë e tij, e ndonjëherë Shala tha se ishte ideator i taksës, ani pse askush nuk e mori seriozisht.

E në fund të vitit, ministri i Limajt u soll si rrugaç kur e goditi një gazetar, i cili po raportonte nga QKUK-ja për plagosjen e mikut dhe këshilltarit të Limajt. Shala e mohoi sulmin, por kamerat e sigurisë e shfaqën incidentin. Shoqatat e gazetarëve bënë thirrje për shkarkim të tij dhe nisje të hetimeve, por Prokuroria nuk tregoi asnjëherë se kush po merrej me rastin.