Arbëri

Kosnetti takon edhe Kurtin, i kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Descriptive Text

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Siç merr vesh KTV-ja, takimi ka përfunduar minuta më parë dhe në këtë takim Kosnetti ka kërkuar nga Kurti formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.

Gjatë ditës së sotme, Kosnetti ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që ishte i shoqëruar edhe me nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani si dhe me anëtarin e Kryesisë, Avdullah Hoti.