Arbëri

PDK-ja propozon Krasniqin për nënkryetar të Kuvendit, Hamza shef i GP-së

Descriptive Text

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nisë në orën 15:00, megjithëse pa një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PDK-ja ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit.

Njoftimi u bë publik përmes zyrës për media të PDK-së.