Arbëri

Demaku: Partitë të kuptojnë që populli i di të gjitha

Shkrimtari Daut Demaku ka thënë se partitë politike duhet të kuptojnë që populli i Kosovës i merr vesh të gjitha dhe se ata që marrin votat, duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Në Rubikon të KTV-së, Demaku ka thënë se dështimi i marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së vjen si pasojë e një hileje që ekziston mes tyre.

“Kam përshtypjen sikur njerëzit po mendojnë që populli nuk merr vesh, populli i di të gjitha dhe duhet që përfaqësuesit e tyre që i kanë marrë votat të jenë më të përgjegjshëm”, ka thënë Demaku. “Në momentin kur lirohen prej hilesë shumë shpejt do të vazhdojnë tutje”.

Sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se partitë s’kanë arritur marrëveshjen dhe në seancën e nesërme, konstituive, do të hyjnë pa marrëveshje për bashkëqeverisje.