Arbëri

Nagavci thotë se për Kurtin e ardhmja e popullit është më e rëndësishme se cilido post publik

Nagavci thotë se për Kurtin e ardhmja e popullit është më e rëndësishme se cilido post publik

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook është deklaruar pas mbledhjes së deputetëve të kësaj partie, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive.

Edhe pse nuk u deklarua për gazetarët pas mbledhjes, Nagavci në Facebook ka shkruar se lideri i VV-së, Albin Kurti, e ka të ardhmen e popullit më të rëndësishme se cilindo post publik, ndërsa ka shtuar se në të ardhmen do të vendosen standarde të reja të qeverisjes, por edhe marrëveshjeve politike “që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare”.