Arbëri

Komuna e Lipjanit jashtëligjshëm obligon invalidin e UÇK-së ta paguajë tatimin mbi pronë për regjistrim të veturës

Manush Shamolli, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e Nisma Socialdemokrate njëherësh Invalid i Luftës së UÇK-së, ka akuzuar zyrtarët komunalë me arsyetim se gjatë së martës e kanë obliguar ta paguajë tatimin mbi pronë për regjistrimin e veturës private, megjithëse sipas tij, kjo kategori e luftës është e liruar nga tatimet e tilla duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës.

Shamolli, ka kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e tatimit mbi pronë në komunën e Lipjanit.

“Zyrtarët e tatimit në pronë në komunën e Lipjanit duhet t’i lexojnë ligjet dhe duhet me qenë më të njoftuar sepse sipas ligjeve invalidët e luftës së UÇK-së lirohen nga pagesa e tatimit mbi pronë për ta regjistruar veturën private. Sidoqoftë, të martën, unë si invalid i UÇK-së më është dashur ta paguaj tatimin mbi pronë për ta regjistruar veturën. Shpresoj se kjo mos të ndodh edhe për rastet tjera”, ka thënë Shamolli, përcjell Koha Ditore.

Rreth kësaj çështje të martën, ka pasur reagime edhe nga shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së dega në Lipjan.