Arbëri

Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nis më 30 dhjetor

Gjykimi ndaj të dyshuarve për implikim në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbi Demokraci Drejtësi, Oliver Ivanoviqit, do të nisë më 30 dhjetor. Kështu ka deklaruar mbrojtësi i Marko Roshiqit, njëri nga të akuzuarit, avokati Mahmut Halimi, njofton portali në gjuhën serbe Kosovo Online, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, Halimi i ka thënë këtij portalit se shqyrtimi përgatitor është caktuar për datën 30 dhjetor në orën 9 e 30 minuta. Ai ka pohuar se ia ka dalë të marrë aktakuzën në gjuhën serbe dhe shqipe në lidhje me rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 2 dhjetor aktakuzën kundër gjashtë personave – Nedelko Spasojeviqit, Marko Roshiqit, Dragisha Markoviqit, Zharko Jovanoviqit, Radeta Basaras dhe Silvana Arsoviqit, të cilët ngarkohen për implikm në vrasjen e Ivanoviqit.

Oliver Ivanboviqi është vrarë më 16 janar të vitit 2018 para selisë se partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Koha.net.