Arbëri

Në Shqipëri nis protesta kundër paketës “antishpifje”

Descriptive Text

Pak para se të fillojë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të kalojë për miratim paketa “antishpifje”, ka nisur protesta.

Paketa është kundërshtuar nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit, raporton Koha.net.

Gazetarë dhe aktivistë janë bashkuar në një protestë rreth 30 minuta para se në Kuvend të fillojë seanca plenare.

Në disa pankarta që po mbajnë protestuesit shkruhet “Burgosni shkatërruesit e Shqipërisë jo fjalën e lirë”, “S’mund t’i mbyll gojën medias një kryeministër palaço, një Kuvend me kloun, një opozitë që hesht”, “Media kontrollon qeverinë jo qeveria median”, e “Gazetaria nuk është krim”, raporton Koha.net.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.

{gallery}