Arbëri

“Veteranët” e Shqipërisë e pranojnë se marrin pensione pa qenë pjesë e UÇK-së

Foto: Koha / ilustrim

Udhëheqësja e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Sanije Rexha, në tetor të vitit 2017 ka tërhequr nga institucioni ku punon 31 formularë për njohjen e statusit të veteranit të luftës dhe ka shkuar në Shqipëri.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar “Koha Ditore”, Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit Abedin Rexha “Sandokani”, këtë udhëtim në Shqipëri e ka realizuar në kohën kur ajo zyrtarisht ishte në pushim vjetor.

Me veturën e saj dhe e shoqëruar nga kolegu Kushtrim Balaj, sipas hetuesisë, Rexha ka qëndruar në qytetin e Krumës për pesë ditë. Për këto ditë qëndrimi, sipas Prokurorisë Speciale, janë “regjistruar” 31 persona si veteranë të luftës, ani që nuk i plotësonin kushtet ligjore.

Shumica e personave që Rexha e Balaj ua kanë mundësuar pensionin, në hetuesi kanë deklaruar që nuk kanë qenë kurrë pjesë e UÇK-së. Kanë thënë se nuk pasur as uniformë e as armë, por se kanë përgatitur bukë, kanë larë rroba për UÇK-në, ose i kanë strehuar kosovarët në kohë lufte.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)