Arbëri

Qeveria në detyrë ndan 390 mijë euro për organizatat e dala nga lufta

Foto: Koha / ilustrim

Qeveria në detyrë ka ndarë 390 mijë euro për Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Kjo sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është me kërkesë të këtyre organizatave dhe janë plotësuar pjesërisht këto kërkesa. Por ai nuk ka treguar për çfarë konkretisht janë ndarë, raporton Koha Ditore.

Për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë ndarë 81 mijë euro.

Për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së 168 mijë euro dhe për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së 141 mijë euro.