Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Descriptive Text

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Sot në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe mjegull përgjatë luginave dhe vranësira të pakta në Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje, transmeton Tvklan.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 1/12°C

Zonat e ulëta 4/19°C

Zonat bregdetare 8/18°C