Arbëri

Baliqi: Posti i presidentit, shkaktar krizash politike e jostabiliteti qeveritar

Po humb arsyeja e ekzistimit të institucionit të Presidentit të Shtetit, është pikëpamja që e ka shprehur politologu Bekim Baliqi. Ai druan se edhe legjitimiteti po i vihet seriozisht në pikëpyetje.

Baliqi është profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës. Mes tjerash, i ligjëron teoritë politike, politikat analitike e edhe politikat e vendeve në zhvillim.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për institucionin e Presidentit. Ka rikujtuar se bartësit e këtij posti, deri tash, nuk e kanë përmbushur mandatin e tyre kushtetues mirëfilli, si simbol unifikues e mbipartiak. Prandaj, ka dhënë vlerësimin se Presidenca është shndërruar më shumë në një post të akomodimit politik sesa si pozita e përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe të unifikuesit qytetar.

“Fakti që kryetar të partive po e synojnë, e kanë synuar apo janë President të vendit pas një periudhe qeverisjeje, flet më së miri për atë se oreksi personal për pushtet po del të jetë më përcaktues për këtë post sesa nevoja për funksionimin e drejtë dhe të duhur të Presidentit”, ka thënë Baliqi. “Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë praktikë, kjo do ta bëjë Presidentin dhe Presidencën si institucion, vetëm një tejzgjatim të pushtetit politik”.

Në këtë intervistë, Baliqi ka folur për rolin kushtetues të kreut të shtetit, e edhe për devijimet nga ky rol. Po kështu, edhe për pazaret politike me këtë post. Ai ka numëruar edhe veprimet që duhet ndërmarrë në funksion të evitimit të pazareve të këtilla.

KD: Z. Baliqi, pse, thuajse prej pasluftës, bëhet pazar me postin e presidentit, e që në jo pak raste mosmarrëveshjet në këtë pazar kanë qenë burim i ngërçeve politike?

Baliqi: Ndër arsyet kryesore se pse posti i Presidentit mbetet peng i pazareve politike, është për shkak të mënyrës së zgjedhjes së tij/saj. Pra, sepse nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve demokratike dhe nga ana e votës popullore, por nga Kuvendi dhe rrjedhimisht nga interesat e partive parlamentare.

Ndër arsyet e tjera sigurisht është për shkak edhe të ambicieve për pushtet e pozitë të eksponentëve politikë. Mirëpo, edhe për shkak të fuqisë simbolike që posedon Presidenti, duke pasur parasysh rrethanat politike në periudhën e paraluftës kur mungonte Qeveria dhe Presidenca ishte adresa e vetme politike....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)