Arbëri

Kërkohet strategji për qasje ndaj zotimeve në Samitin e Berlinit

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe anashkalimi i Kosovës në nisma të ndryshme, është kritikuar nga zyrtarë të politikës vendëse.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se megjithatë, bashkëpunimi rajonal varet edhe nga raportet mes Kosovës e Serbisë, raporton KTV.

Për procesin e Berlinit dhe sundimin e ligjit është diskutuar në një konferencë të organizuar nga Demokracia Plus dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ndërkaq, ka thënë se për Kosovën është i rëndësishëm krijimi i një qasjeje të re karshi politikës së jashtme dhe integruese në Bashkimin Evropian.

Sipas Demokracisë Plus, bashkëpunimi i vendeve të rajonit në nisma të ndryshme rajonale duhet të bëhet në koordinim me BE-në.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, janë mbajtur edhe disa samite të tjera në përmbushje të zotimeve që janë marrë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.