Arbëri

Sindikalistët nuk mohojnë grevat e përgjithshme

Drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit janë takuar me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Tre drejtuesit sindikalistë thanë se pas dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Paga gjendja është alarmante, teksa nuk i mohuan grevat e përgjithshme, raporton kp.

Ata i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendim të drejtë dhe mos të pezullojë Ligjin për Paga, por vetëm të bëhen ndryshime në ata sektor ku ka pakënaqësi.

Krahas kësaj thanë se janë në një pozitë të pafavorshme, pasi ende s’ka formim të Qeverisë dhe Gjykata ende nuk ka marrë vendim.