Arbëri

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat në pjesën e dytë të vendit do të sjellin reshje shiu në disa zona të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.