Arbëri

Ftohtë e reshje shiu dhe bore këtë javë në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Gjatë javës në vijim mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, ku ditën e martë dhe mërkurë sjellin mot më të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet e parashikuara meteorologjike për këtë javë, nga dita e martë do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit e bllokuar në zona urbane, përderisa vlerat e cilësisë së ajrit pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.

Për ditën e sotme moti parashikohet pjesërisht vranët. Në ultësira, në mëngjes mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 9C.

Nga dita e martë do të fryejë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, mirëpo nga dita e enjte do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera./ksp