Arbëri

Trupi Koordinues ndan 300 bursa për nxënës të shkollave të mesme të Luginës

Descriptive Text

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga tri komunat që ndjekin mësimin në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban, dhe Vranjë.

Në konkurs janë paraqitur 657 nxënës të shkollave të mesme dhe u ndanë 300 bursa në shumën e gjashtë mijë dinarëve në muaj. Siç transmeton INA, në komunën e Preshevës janë ndarë 116 bursa, në komunën e Bujanocit 124 dhe në komunën e Medvegjës 60 bursa.

Kushtet e përgjithshme të konkursit ishin, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe për herë të parë të vitit shkollor 2018/2019, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në një nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.

Në komision morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanovacit dhe Medvegjës të cilët u emëruan nga kryetari i komunës dhe katër anëtarë të komisionit nga Shërbimi i Trupit Koordinues.

Konkursi për bursa për nxënës të shkollave të mesme është një nga aktivitetet më të rëndësishme të Shërbimit të Trupit Koordinues me të cilin ndihmohet arsimimi i të rinjve nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Rang listën përfundimtare mund të shikoni në:https://bit.ly/338WgAV