Arbëri

Irlanda dëbon azilkërkuesit shqiptarë, i nis me avion drejt Tiranës

Descriptive Text

Më shumë se 20 qytetarë shqiptarë dhe gjeorgjianë janë dëbuar nga Irlanda. Dëbimi pason një operacion të përbashkët që përfshin Zyrën e Migracionit (GNIB) dhe agjencitë ndërkombëtare, përfshirë Frontex, Agjencinë Kufitare të BE-së.

Rreth 19 meshkuj dhe katër femra, të cilët janë të gjithë të rritur, iu nënshtruan urdhrit të dëbimit nga territori i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve të lidhura me Shengen, shkruajnë mediat irlandeze, transmeton Shqip. Të 23 personat, të cilëve iu ishte refuzuar azili, u nisën me avion nga aeroporti i Dublinit për në Tiranë dhe Tbilisi të Gjeorgjisë.

Muajin e kaluar, kryeministri Irlancez Leo Varadkar tha se një numër i madh i shqiptarëve dhe shtetasve gjeorgjianë po hynin në Irlandë duke përdorur dokumente të rreme dhe më pas duke kërkuar azil.

Varadkar tha “ne nuk mund të tolerojmë hyrjen e paligjshme” dhe shtoi se masat e sigurisë po rriteshin për të zgjidhur çështjen.