Arbëri

Gërmimet vazhdojnë në veri të Mitrovicës

Descriptive Text

Kanë vazhduar gërmimet për të pagjeturit.

Në varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës ekipet punuese kanë hasur në mbetje mortore në lokacionin në të cilin janë duke punuar.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Kushtrim Gara.

"Sot në fillim të gërmimeve janë gjetur pjesë kockore. Në lokacionin ku po gërmojmë po i kërkojmë dy persona. Në këtë lokacion në kuptimin e vlerësimit, për shkak të specifikave të rastit kemi punuar që nga qershori", ka thënë Gara.

Kujtojmë se Autoritetet e Kosovës, gjatë vitit 2019, kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive dhe gërmimet në Kampusin universitar në Prishtinë, të cilat përfunduan rreth katër ditë më parë pa gjetje që s’janë të fundit për këtë vit.