Nagavci: Posti i Presidentit ndrysho formatin e negociatave VV-LDK

Nagavci: Prioritet është themelimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit, për presidentin diskutohet më vonë

03 December 2019 23:47
23:48

Arbërie Nagavci nga radhët e Vetëvendosjes thotë se prioritet është plotësimi i pozitave vakante, dhe jo ajo e presidentit, për të cilën thotë se do të diskutojnë më vonë.

“Nuk mund të thuhet se kanë ngecur negociatat, ajo çfarë është e rëndësishme është se tani jemi në një fazë tjetër. Ne kemi arritur marrëveshjen e plotë rreth programit qeverisës. Tani jemi në një situatë tjetër politike. Është obligim i Vetëvendosjes që të angazhohet maksimalisht dhe e kemi bërë në vazhdimësi, dhe kemi bërë propozimet e tona e njëjtë besoj se po bën edhe LDK-ja”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Kushtetuta e përcakton qartë se si zgjidhen pozitat e vendit.

“Fituesit të zgjedhjeve i takon të propozojë pozitën e kryeparlamentarit. Ndarja e ministrive 5 me 5 tregon situatën reale. Pozita e kryeminsitrit tani është e padiskutueshme. Ne e kemi thënë hapur se jemi të gatshëm të propozojnë një kandidat të LDK-së për pozitën e kryeparlamentarit”, ka thënë Nagavci.

Tutje ajo ka shtuar se sa i përket pozitës së presidentit Kurti e Osmani, më parë, e kanë përmendur se s’do të diskutohet ajo pozitë.

“Për pozitat e tjera do të flasim kurdo që të vjen koha, por tani kemi obligim të plotësojmë pozitat vakante institucionale, prioritet është që të themelohet qeveria dhe të konstituohet Kuvendi. Pra, pasi të vendosen këto atëherë mund të diskutojmë edhe çështjen e presidentit por primare është themelimi i Qeverisë”, u shpreh Nagavci.

Sipas saj nuk ka mospajtime për ndarjen e digastereve, derisa pranon se ka qenë befasuese kërkesa e LDK-së për marrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Nuk besoj se ka pas mospajtime në ndarjen e digastereve, sepse ne kemi qenë të gatshëm të dëgjojmë në radhë të parë edhe kërkesat e LDK-së. Nuk kemi pritur që LDK-ja të kërkojë të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë ne e kemi respektuar atë kërkesë. Dje kanë vazhduar diskutimet, dhe shpresoj se shumë shpejt do të përfundojnë. Vetëvendosje është shumë e interesuar që sa më shpejtë të arrijë marrëveshjen për themelimin e Qeverisë”, tha ajo.

Sipas saj brenda javës do të bëhen të gjitha të ditura për publikun.

“Do të kemi bashkëqeverisje, dhe nuk do të ketë mungesë të llogaridhënies. Jemi dakorduar që të ketë dy zëvendësministra dhe dy zëvendëskryeminista. Do të thosha se angazhimi jonë është të plotësojmë pozitat që janë të zbrazëta. Është mirë që kemi dakorduar 100 për qind programin qeverisës. Takimi ndërmjet Kurtit e Mustafës do të ndodhë brenda javës dhe shpresoj se do të arrihet marrëveshja”, ka thënë Nagavci.

23:47

Nagavci: Posti i Presidentit ndrysho formatin e negociatave VV-LDK

Arbërie Nagavci, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, ka thënë se për postet janë pajtuar paraprakisht me LDK-në, por jo edhe për postin e Presidentit.

“Posti i kryeministrit s’mund të jetë pjesë e marrëveshjeve sepse kështu jemi marrë vesh paraprakisht. Kryeministrin e kanë vendosur qytetarët me votën e tyre. Për pozitën e Kryeparlamentarit, ekziston vendimi i Kushtetueses që thotë se i takon partisë fituese, por ne kemi qenë të gatshëm dhe qëndrojmë pas asaj që të propozojmë Vjosa Osmanin, ose kandidatin që vendos LDK-ja. Kemi qenë të gatshëm që edhe Zv/kryeministri i Parë të jetë i LDK-së. Edhe për ministritë jemi marrë vesh për bashkëqeverisje”, u shpreh Nagavci në Interaktiv të KTV-së.

Ajo tha se për pozitën e Presidentit do të flasim kur të vjen koha. “Nëse LDK e fut në negocim, atëherë ndryshon formati”, theksoi deputetja e re e Kuvendit.

“Ne besojmë që të do të kemi marrëveshje”, tha Nagavci. “Gatishmërinë tonë, LDK-ja s’duhet ta marrë si të mirëqenë. Por, ne do të respektojmë vullnetin e qytetarëve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme